NDËRTESAT:
NDËRTESA 01
NDËRTESA 02
NDËRTESA 03
NDËRTESA 04
NDËRTESA 05
NDËRTESA 06
NDËRTESA 07
NDËRTESA 08

LOKACIONI
“Lagja Matiçan”/ BllokuUrban A –06
INVESTITOR: “Vllezerit Asllani“Sh.P.K

BLLOKU URBAN A06/ZK MATIÇAN
Lokacioni i parcelave, trajta dhe orientimi I parcelës ka ndikuar ne zgjidhjen arkitektonike te kompleksit afaristë banesor “EVER GREEN”. Kompleksi është ne forme te mbyllur dhe me simetri te dy anshme i cili ndërmjet ndërtesave formon oborre anësore te hapura me oaza te gjelbëruara,
lulishte, sheshe, lojëra për fëmijë, etj. të cilat e gjallërojnë ambientin dhe e pasurojnë shfrytëzimin e hapësirave mekualitet.
Ndërtesat  e lartcekura Kane destinim te përzier, suteren dhe përdhese aktive, kate për banim, ndërsa bodrumet do të shërbejnë për garazhime dhe depot si hapësira te njësive banesore.
Ndërtesat janë vendosur duke iu përmbajtur zgjidhjes urbane të bllokut dhe ndryshimeve të kërkuara, duke u inkorporuar në konfiguracionin e terrenit i cili ka ramje të lehtë. Banesat janë projektuar gjithnjë në bazë të normave dhe standardeve në fuqi.

KOMUNIKACIONI
Komunikacioni brenda bllokut urban është zgjidhur në harmoni me komunikacionin e lagjes duke krijuar
vetëm dy qasje nga rrugët e planifikuara – njëra nga ana veri lindore dhe tjetra nga ana jug-perëndimore e
parcelës. Kjo rruge i krijon një qark te mbyllur brenda kompleksit ndërtimor.Kjo rruge e brendshme është
planifikuar me një profil , gjerësi prej 5.5 m’, me trotuar nga 1.5 m’, dhe me vija ndërtimore të definuar si në
pjesën grafike.

VLERESIMI PER NDIKIMET NE MJEDIS DHE MASAT PARANDALUESE
Objektiv i rëndësishëm gjatë zgjidhjes urbane dhe projektit kryesor është ruajtja dhe ngritja e vlerave mjedisore me të cilat disponon
aktualisht kjo hapësire në lagjen “Mati 1”, duke krijuar baraspeshën e qëndrueshme mes zonave të ndërtuara dhe të lira, me qëllim të
depërtimit të gjelbërimit në zonat e banimit.

KONSTRUKSIONI

Sistemi konstruktiv është sistem skeletor prej shtyllave nga beton armeja si dhe me pllaka masive monolite po ashtu nga betoni i
armuar. Një sistem i tillë ka mundësuar zgjidhje funksionale arkitektonike.

PËRMBAJTJA – STRUKTURA
Kompleksi përbëhet nga pesë ndërtesa te larta dhe një aneks nëntokësor te
përshkruar më lartë dhe te prezantuar si me poshtë:

NDËRTESA A06/01 – B+P+5
Është e planifikuar për 30 njësi banesore, ku:
15% do të jenë banesa me një dhomë gjumi ose 5 banesa,
30% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 10 banesa,
55% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 15 banesa,

NDËRTESA A06/02 – B+P+5
Është e planifikuar për 20 njësi banesore, ku:
25% do të jenë banesa me një dhomë gjumi ose 5 banesa,
50% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 10 banesa,
25% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 5 banesa,

NDËRTESA A06/03 – B+P+5
Është e planifikuar për 20 njësi banesore, ku:
25% do të jenë banesa me një dhomë gjumi ose 5 banesa,
50% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 0 banesa,
25% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 5 banesa,

NDËRTESA A06/04 – B+P+5
Është e planifikuar për 20 njësi banesore, ku:
25% do të jenë banesa me një dhomë gjumi ose 5 banesa,
50% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 10 banesa,
25% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 5 banesa,

NDËRTESA A06/05 – B+P+5
Është e planifikuar për 20 njësi banesore, ku:
25% do të jenë banesa me një dhomë gjumi ose 5 banesa,
50% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 10 banesa,
25% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 5 banesa,

NDËRTESA A06/06 – B+P+5
Është e planifikuar për 20 njësi banesore, ku:
25% do të jenë banesa me një dhomë gjumi ose 5 banesa,
50% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 10 banesa,
25% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 5 banesa,

NDËRTESA A06/07 – B+S+P+4
Është e planifikuar për 23 njësi banesore, ku:
10% do të jenë banesa me një dhomë gjumi ose 2 banesa,
40% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 9 banesa,
50% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 12 banesa,

NDËRTESA A06/08 – B+P+5
Është e planifikuar për 12 njësi banesore, ku:
65% do të jenë banesa me dy dhoma gjumi ose 8 banesa,
35% do të jenë banesa me tri dhoma gjumi ose 4 banesa,